Freedom House – Mali i Zi shënon rënie të demokracisë

Sipas raportit vjetor të Freedom House, Mali i Zi vazhdon me rënie të nivelit të demokracisë dhe konsiderohet si vend “gjysmë i lirë”.

Mali i Zi është renditur më poshtë në raportin e fundit të Freedom House të titulluar, “Vendet në tranzicion, 2018”, i cili matë përparimin dhe pengesat për demokratizimin e shteteve.

Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa shtatë është shkalla më e ulët e përparimit demokratik, Mali i Zi ka marrë notën 3.93, ndryshe nga 3.89 sa e kishte një vit më parë.

Sipas këtij raporti, Mali i Zi vazhdon të këtë problem me korrupsion, sundimin e ligjit, lirinë e mediave, të drejtat politike dhe lirinë e respektimin e të drejtave civile.

Në raport gjithashtu theksohet se Milo Djukanovic ishte kryeministër ose president nga viti 1991 deri në vitin 2016 dhe besohet se shteti në të vërtetë udhëhiqet nga ai dhe jo nga kryeministri Dusko Markovic. /MALESIA.ORG/