Këshilltari i ASH-së, Prëla Ujkaj, kundër votës për Djukanovic-in

Edhe pse partia e tij (Alternativa Shqiptare) i ka dhënë përkrahje absolute, siç u shpreh dje kryetari Gjergj Camaj, këshilltari i kësaj parti në Kuvendin e Tuzit, Prëla Ujkaj përmes një statusi në faqen e tij të FB u shprehë kundër votës për Djukanovic-in.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë:

PSE JO GJUKANOVIQ, DHE PSE JO BOJKOT;

Të nderuar qytetarë,

Qendrimin tim për Zgjedhjet Presidenciale të 15. Prillit, e bëra të ditur disa ditë më parë, dhe nuk ka dyshim se qendrimet personale vetëm unë mund t’i demantoj, e që për rastin në fjalë as që i demantova dhe as që nuk ndalova t’i promovoj brenda subjektit si dhe jashtë tij, siç edhe e kisha paralajmëruar në deklaratën time për çeshtjen në fjalë.

Ditën e zgjedhjeve, unë do të dal dhe do ta shfrytëzoj të drejtën dhe obligimin tim kushtetues si qytetarë i Malit të Zi dhe do të votoj, sepse nuk egziston asnjë arsye racionale që mos ta bëj atë!

Fillimisht dua të bëj një analizë të qendrimit të bojkotit, të shprehur edhe nga LDSH, por që dyshoj se nuk është analizuar aq sa duhet, ose ndoshta është bërë edhe me qellim që votuesit e atij subjekti opozitar, që dihet se nuk e përkrahin kandidatin e PDS, mos të dalin në vota, sepse
ata do të votonin kandidatin ose kanditatën tjetër, dhe kështu do t’a dëmtonin drejt për së drejti “armikun shekullor politik”.

Pra, bojkoti i trupit votues të një partie opozitare i shkon drejtëpërdrejtë në favor Gjukanoviqit, si niveli i dytë i perkrahjes!
(“Ai që nuk voton për Millon, më mirë të qendrojë tek shtëpia dhe mos të bëjë dëm”).

-Edhe pse siç e ceka, ky qendrim mund të mos jetë bërë me qellim të keq, por në momentin aktual kjo është esenca e bojkotit.

Pastaj, duke parë interesin e popullit shqiptarë, por edhe atë të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, nuk mund të votohet kandidati “i së ardhmës”, e që 27 vite ishte kandidati i së kaluarës, siç as nuk mund të votohet ai që për këto 27 vite nuk ua respektoi kërkesat dhe marrëveshjet shqiptarëve, sepse do të na i respektojë në të ardhmën.

Kjo, është non-sens të besohet nga qytetarët, të cilët mund të ushqehen në tri vakte të ditës me 2 Euro, sipas “Monstat”, nderkohë që elita familjare dhe politike e kandidatit në fjalë e privatizon gjysmën e shtetit dhe institucioneve dhe industrisë egzistente në Mal të Zi, duke i transferuar pasuritë shtetërore në sektorin privat…

Kandidat i shpenzuar, që nuk mund të artikulojë një fjali të vetme me projekte dhe ide të caktuara, që programin e fushatës tash e disa vite me rrallë e ka në konceptin e ruajtjes së stabilitetit dhe kushdo që nuk është dakord me të është automatikisht pro-rus ose anti-Europian, nderkohë që qytetarët vuajnë pasojat e presioneve të ndryshme, dhe nuk u mundësohen zgjedhje të lira dhe as stabilitet ekonomik!

Mendoj se mospërkrahja ime nuk ka nevojë që të arsyetohet, edhe pse do të kishte mundësi të shkruhej një roman për neglizhencën e kandidatit Gjukanoviq ndaj qytetarëve të Malit të Zi, por edhe shqiptarëve, në kuazi-diktaturën që i kërcenohet Malit të Zi.

*Unë nuk jam pjesë e fushatës për asnjë kandidat presidencial, por të Diel me 15. Prill, do të votoj njërin nga kandidatët pro-Europian që premtojnë ndryshime, e që mund të jetë zanafilla e ndryshimeve Demokratike në Mal të Zi!

Të nderuar qytetarë,

Mos abstenoni, sepse abstenimi është votë dhe fiks i sigurtë për z.Gjukanoviq!!!

Sinqerisht,
Prëla Ujkaj