Djukanovic fiton zgjedhjet presidenciale

Milo Djukanovic ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot (e diel) në Mal të Zi, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi).

Sipas kësaj qendre nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Djukanovic.

Kunderkandidati kryesorë Mladen Bojanic, i mbështetur nga pjesë e partitve opozitare ka fituar 34.1 përqind, ka njoftuar CeMi. /MALESIA.ORG/