LDSH: Bojkoti ynë dëshmoi se shqiptarët në Mal të Zi nuk janë të kënaqur me këtë zgjidhje!

Të nderuar vëllezër e motra, nga Malësia, Plava, Gucia, Rozhaja, Tivari e Ulqini, rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk na gëzoi, por dëshmoi se  votuesi ynë besnik dëgjoi mesazhin dhe respektoi qendrimin tonë parimor.

Ne jemi krenarë që nuk u bëmë pjesë e këtij cirku politik, ku përsëri fitoi njëmëndësia! Bojkoti ynë dëshmoi se shqiptarët në Mal të Zi nuk janë të kënaqur me këtë zgjidhje!
Prandaj ndjejmë obligim që të gjithë ju që u identefikuat dhe u solidarizuat me moton tonë për këto zgjedhje t’ju themi FALEMINDERIT! U desht shumë pak kohë që të vëreni se LDSH është në rrugë të drejtë!

Për ilustrim po ju sjellim disa shembuj:
Në tri vend-votime në Hot, nga 285 votues, nga zgjedhjet lokale, kësaj radhe kanë dalur vetëm 171.
Në vendvotimin 116 në Tuz, nga 397,kësaj radhe kanë dalur 311 votuesë.
Në Vuthaj, nga 280, kanë dalur 130, kurse në Martinaj nga 240, dualën vetëm 105 votuesë.
Në Sukruq, nga 518, kësaj radhe kanë dalur vetëm 386, ndërsa në Dinoshë, në dy vendvotime, nga 698 votues të dalur në zgjedhjet lokale, tani dualën 600. Ndërkohë, në Ulqin bojkoti sillet rreth 20% në raport me zgjedhjet lokale.

Gjithseji, vetëm në Malësi, në krahasim me votat lokale, bojkotuan rreth 1300 votues. Këtij numri duhet bashkëngjitur edhe qindra vota të prishura.
Lidhja Demokratike Shqiptare, edhe tutje do të vazhdojë rrugën e vet parimore, në interes të shaqiptarëve në Malin e Zi.

E juaja LDSH