Nga Skender Ç. Hasangjekaj
Edhe pse vetem nje subjekt shqiptar (ai me i pari dhe me i vjetri, Lidhja Demokratike ) kishte thirrur ne bojkotim te ketyre zgjedhjeve presidenciale, duke e pare se asnje kandidat nuk ofron asgje per shqiptaret ( pervec rrallimit e shpernguljes) dhe te indinjuar nga mosperfillja ndaj votuesit shqipetar nga kandidatet ne gare, votuesit shqiptarë masovikisht bojkotuan zgjedhjet presidenciale malazeze.
Ndonese te gjitha( pothuaja) partite tjera me prefiks nacional, ngarenden si te cmendura pas kandidatit nga nomenklatura 70 vjecare e Malit te zi, pa asnje kusht, shqiptaret nuk i degjuan thirrjet e tyre pjatlëpirëse dhe duke mos patur as ndonje zgjedhje ( oferte) me te mire as nga ana e opozites malazeze, bojkotuan ne mase keto zgjedhje.
Shihet mire se poziten e shqiptareve nen kete shtet, nuk e kane kuptuar mire as Tirana e Prishtina zyrtare ( edhe nuk e kane aq lehte ta kuptojne, kure veprimet e partickave te lartpermendura , kudo shkojne,jane lavderimi e ngritja ne qiell e “godpodarit” te tyre Millo) , ndaj , si te orkestruara ftuan qe votuesit kendej ta perkrahin kete politikan kaq te lavderuar nga keto particka tonat paterica dhe satelite te DPS-it.
Por, as kjo nuk ndihmoi dot qe edhe kesaj here t’i mobilizoi shqiptaret ne mase te madhe qe ta mbeshtesin kete regjim.
Shqiptaret nuk kishin mundesi tjera, perpos se keshtu ta shprehin revolten ndaj te gjitheve qe po perkrahin pa kushte kete regjim, i cili per nje kohe te shkurter arriti te zbraze ne mase trevat shqiptare, me trysnite politike e ekonomike qe ua pergatiti si “shperblim” per perkrahjen e tyre ndaj tij.
Nuk ndihmuan as ofertat e uleta per pagesa te majme per vota, e as kercenimet e llojllojshme te ashpra, nga regjimi, ndaj atyre qe kishin shprehur bojkotin si revoltë.
Vetem në Ulqin e bojkotuan mbi 3000 votues shqiptarë, vetem ne Tuz mbi 1300, ne Plavë e Guci shumica apsolute e votuesve shqiptarë, sikur dhe ne Rozhajë e treva tjera shqiptare.
A eshte koha qe dikush te lexoi kete revoltë të shqiptarëve?!