Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 e organizuar dhe e udhehequr nga Dede Gjo Luli : Kthese e rëndësishme në gjithë historinë e popullit shqiptar
EASTCHESTER – BRONX(NY): Shoqata Atdhetare”Malësia e Madhe” në Nju Jork, organizojë të shtunën në mbrëmje, në lokalin “Eastwood Manor” në Bronks – Nju Jork, mbrëmjen festive me rastin e 107 vjetorit të “Kryengritjes së Malësisë së Madhe”.
Ngjarje, e njohur ndryshe si Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 – e para në dhjetevjeçarin e parë e Shekullit XX e sidomos, viti 1911-të, që shënon një faqe të ndritur e të paharrueshme të qendresës burrërore të malësoreve të Mbishkodrës, tashmë e mirënjohur historikisht me emrin Kryengritja e Malesise se Madhe.
Për të përkujtuar këtë ditë, malësorët mbajtën një akademi solemne, ku morën pjesë qindra vet, në praninë e drejtuesve të kësaj shoqate, veprimtarve dhe përfaqësuesve të jetës publike dhe kulturore, udhëheqësve lokal, mysafirëve nga vendlindja dhe SHBA.
Kryengritja antiosmane të Malësisë së Madhe, të drejtuar nga Dedë Gjo Luli, e cila i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për këto vlera, është nderuar gjashtë vite më parë me titullin “Nderi I Kombit”, nga Presidenti Bujar Nishani.
Ky program u hapë me këndimin e hymneve kombëtare të të dy vendeve SHBA-s, dhe atë të Shqipërisë, kënduar dy solistët të SHKA “Bashkimi Kombëtar”, motër e vëlla Susana dhe Engjëll Junçaj.
Moderatorja, e këtij evenimenti, Lindita Smajl Çunmulaj, pasi foli mbi rëndësinë e këtyre aktiviteteve, nga malësorët në diasporë, kërkojë më pasë që me një minut heshtje të nderojnë të gjithë heronjët e dëshmorët e kombit tonë.
Udhëheqësi i këtij manifestimi madhështor, në Bronx – Nju Jork, zoti Gjon Gjokaj, duke folur mbi këtë datë të shënuar të kombëtare, tha se në këtë mbrëmje përkujtimore kushtuar Rilindjes Kombëtare dhe Çlirimit te Atdheut nga zgjedha shekullore osmane, jemi duke kujtuar Kryengritjen e Malësisë, e cila na bënë krenarë të gjithë shqiptarëve sepse : “Kjo datë, ishte ajo që edhe i parapriu pavarësisë së shtetit shqiptar, më 28 Nëntor 1912, pasi në majën e malit të Deçiqit, më 6 prill të vitit 1911, udhëheqësi i kryengritjes, Dedë Gjo Luli, ngriti flamurin kombëtar shqiptar”.
Në këtë përvjetor madhështorë të quajtur – “VITI I SKËNDERBEUT,” kur në të gjitha pjesët e vendlindjes dhe diasporës shqiptare me pietet të veçante u perkujtua “550 vjetori vdekjes së Gjergj Kastriot- Skënderbeut”, duke u mbajtur simpoziueme, takime e kremtime të shoqëruara nga klerikët, historianet dhe studiuesit e njohur shqiptarë, të cilët evokuan figurën dhe përpjekjet e tija titanike, për konsolidimin e shtetit dhe identitetit shqiptar në Europë, kujtojmë dhe të festojmë 107 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe, datën historike të 6 prillit 1911, tha ai
“Lekët Malësorë në krye me fatosin e maleve Dede Gjo’ Lulin, pas 427 vjet robërie të pushtimit otoman, pasi rrëmbyen fortifikatën turke, ngritën në Deçiq Flamurin e Lirisë, Shkabën Dy-krenare të Gjergj Kastriot- SKËNDERBEUT, që me 28 nëntor 1443, pas kthimit në Atdhe, ai e kishte ngritë në Kalanë e Krujës”, tha udhëheqësi i kësaj mbrëmje.
Më tej ai përmendi faktin se kjo luftë heroike e malësoreve trima, çoi në miratimin e Memorandumit të Greçës, të mbajtur në trevën e bajrakut të Trieshit:” Libri i Kuq me 12 pika, i hartuar nga dijetarët shkodran, Imzot Luigj Bumçi dhe Luigj Gurakuqi, me kërkësë për njohjen e Autonomisë së Shqipërisë, ishte drejtuar Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha” tha Gjokaj.
Udhëheqësi i këtij programi festiv Gjon Gjokaj, duke kujtuar se që nga kjo kohë, Çështja Shqiptare, filloi të trajtohet si çështje e veçantë në tryezat e diplomacive europiane, tha se :”Ishte pikërisht Kryengritja e Malësisë së Madhe, pastaj luftërat e vazhdueshme në territoret shqiptare dhe me vonë ngritja e flamurit shqiptar nga Ismail Qemali dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ne Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912, që e shtyri Perandorinë Austro-Hungareze, të dalë zyrtarisht me idenë e krijimit të Shtetit Shqiptar.”
Më pas e mori fjalën Kryetari i Shoqatës “Malësia e Madhe” në Nju Jork, Ejllo Berishaj, i cili mbasi faleminderojë për pjesëmarrjen e tyre, bashkëvendasit e tij, të gjithë malësorët dhe mysafirët e nderit, Doktor Profesor Frashër Demaj, ish kryetarin e shoqatës “Malësia e Madhe” nga Detroiti Lek Gjonaj, që vinte posaqërisht nga Detroiti, kandidaten për senatore shteti të Nju Jorkut, e të tjer, tha se “Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 e organizuar dhe e udhëhequr nga Dede Gjo Luli, ishte kthesë e rëndësishme në gjithë historinë e popullit shqiptar”.
Po ashtu, kreu i kësaj shoqate në Nju Jork, më këtë rast ka falenderuar grupin përgjegjës për organizimin e kësaj manifestimi solemn : udhëheqësin e programit, Gjon Gjokaj , dhe Gjon Dedvukajn , Agron Lulgjurajn ,Vasel Ulajn dhe Mark Berishaj, të cilët tha ai, kan bër një punë të shkëlqyer në organizimin e përkujtimit këtij 107 vjetori .
Ai tha se “6 prillin, Ditën e kryengritje së Malësisë, ditën kur në majen e Bratiles së Deçiqit legjendar, heroi ynë kombëtar Ded Gjon Luli, ngriti flamurin kuq e zi, është një ditë e shënuar, kjo, që na kujton të gjithë ata trimat kryengitës, por edhe na lënë një porosi për të gjithë ne, atë të “Bashkimit tonë Kombëtar”.
Ejllo Berishaj, u shpreh se :”Kjo datë dhe prezenca e bashkëkombasve, po dëshmon se Shoqata jonë “Malësia e Madhe” nga New Yorku, tradicionalisht, po përkujdeset për shënimin e datave të tilla, nga historia më e ndritshme e popullit shqiptar, duke përkujtuar me pjetet të mëdha ato këtu në SHBA”.
Më pasë në fjalën e tij, ai iu kushtua grumbullimit të fondeve dhe të mjeteve financiare, të cilat tha Berishaj, kan qenë për studentet nga Malësia, për familjet skamnore, për ndërtimin e rrugëve dhe objekteve tjera të nevoshme në Malësi, për ujë të pijshëm në zonat malore, por, edhe për historinë tonë kombëtare, përkujtimin e ngjarjeve të rëndësishme historike, aktivitetet kulturore e artistike, sportin, folklorin dhe promovim të librave, me vlerë kombëtare, si elemente të ruajtjes së identitetit tonë.
“Në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me shoqatën “Malësia e Madhe” nga Detroiti, para disa viteve ngritëm përmendoren heroit Dedë Gjo Lulit në Tiranë, ndërkohë, që tani kemi në plan që gjatë vitit jubilar – 550 Vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar , Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, të ngrisim përmendoren e tij, edhe në qënder të Tuzit, së pari duke siguruar vendimin e Kuvendit të komunës së Tuzit dhe me pëlqimin e Qeverisë, respektivisht të Ministrisë së Kulturës”
Me vendosjen e përmendores të Heroit tonë mbarë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut, tha ai, “për mendimin tim, i vëhet “vula” një her e për gjithmon në Malësi, kësaj vepre të madhe historike, duke treguar se ajo është vetëm dhe vetëm tok Shqiptare, e jo si po mundohen që dita për ditë, disa të ndryshojnë këtë histori tonën krenare”.
Në veçanti, kryetari i shoqatës “Malësia e Madhe, në Nju Jork, zoti Ejllo Berishaj, duke vlerësuar ndihmën e madhe të anëtarve të kësaj shoqate, me familjet e tyre, theksojë se “të gjitha këto kurr nuk mund të arrihen pa mjetet financiare që i siguron diaspora shqiptare, e cila e sheh Shoqatën tonë, tha kreu i kësaj shoqate, si urë lidhëse me vendlindjen – Malësinë, apo Malësinë tonë e sheh dhe e ndien si yll që shkëlqen në tërë historinë tonë kombëtare”.
Për të shpalosë detajet e këtyre ngjarjeve të rëndësishme historike të popullit shqiptarë, që lidhen me 107 vjetorin të “Kryengritjes së Malësisë së Madhe”, dhe kryetrimin e organizmit dhe realizmit të asaj kryengritje, Ded Gjo Lulit, shoqata Malësia e Madhe, tha Berishaj, enkas për këtë rast kemi ftuar në këtë eveniment përkujtimor, historianin e mirënjohur nga Kosova, Akademik Frashër Demaj.
Ndërkohë, Akademik, Frashër Demaj, theksojë se për koincidencë të disa datavë të rëndësishme, ky vit mund të qyhet vit jubilar: “Këtë vit të shpalluar nga dy qeveritë tona, Shqipëria dhe Kosova, është viti i 550 Vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut. është 140 Vjetori i Lëvizjes Shqiptare Popullore. 10 Vjetori i Pavarësisë së Kosovë. 110 Vjetori i Kongresit të Manastirit, 100 Vjetori i Komitetit Mbarë Kombëtar të Kosovës, dhe ky që po kremtojmë sot 107 Vjetori, i Kryengritjes së Malësisë së Madhe, udhëhequr dhe realizuar nga heroi ynë kombëtar Ded GjoLuli.”
107 Vjetori i Kryengritjes së Malisë së Madhe, tha ai me në krye kryetrimin Ded Gjolulin e Traboinit, është një festë e madhe kombëtare, sepse malësorët qenë ata të parët që e ngritën Flamurin e Kastriotit në majën e Deçiçit.
“Kështu, që, kryengritjet 1910, 1911 dhe 1912, ishin lëvizja kryengritëse mbarë kombëtare shqiptare që morën dimesione të reja një shekull më parë. Në fillim të përgatitjes së Kryengritjes , udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u përpoqën të siguronin armatimin e nevojshëm. Ku shumica e armëve u siguruan nga Italia. Për këtë informonte edhe Konsulli austro – hungarze në Manastirë i cili theksonte se “pushkët e municionet kan ardhur nga Italia, dhe duhej t’i dorëzoheshin Isa Boletinit”.
Më tej, profesori nga Kosova, Frashër Demaj, tha se :’ Pas një varg përgatitjesh udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare kishin vendosur që Kryengritja të shpërthente në Prill të viti 1911. Shpërthimi i saj do të bëhej përnjeher në vilajetin e Shkodrës dhe të Kosovës e më pas zjarri i kësaj kryengrtije do të përfshinte edhe vilajetin e Manastirit dhe të Janinës.
Informacionet për lëvizjen dhe përgatitjet e shqiptarve i përcillte edhe nënkonsulli britanik, në Shkup, ë. Hough në letrat që ai i dërgonte ambasadorit britanik,në Stamboll Charles Marlyng dhe ky i fundit ia përcillte shefit të diplomacisë britanike Edward Grey”.
Akademiku kosovar, Frashër Demaj, 107 vjetorin e Kryengritjes së Malisë së Madhe, e qujati festë kombëtare, për shkak si tha ai se “ishit “Ju malësorët, Ded Gjoluli së bashku me ata bura malësorë, i cili i parapriu ngritjes së flamurit të Kastriotit në Vlorën heroike. Pra ishin malësorët ata që para 28 Nëntorit të 1912, e ngritën flamurin tonë kombëtar, në majën e Deçiçit duke motivuar shqiptarët gjithë andej që të mobilizoheshin në luftë të përbashkët, për liri dhe për një shtet kombëtar.
Programin e mbrëmjes festive me rastin e 107 vjetorit të “Kryengritjes së Malësisë së Madhe” e përshëndetën dhe e pasuruan me shumë edhe fëmijët e malësorve, si dhe artistët e komunitetit, Shoqëria Kulturore “Kelmendi”, rapsodi Tomë Gjergji, aktori Shaban Lajçi, dhe poeti popullor Nosh Camaj.
Ndërkohë, që vogëlushja e talentuar 7- vjeçare , Valentina Ivezaj duke kënduar këngën “Këndojë Shqip se jam Shqiptare”, me talentin e dhe përkushtimin e saj për këngët e bukura shqipe, Valentina , tha veprimtari i komunitetit Xheladin Zeneli : “Në rend të parë, ajo është krenaria e prindërve të saj, por njëherit edhe krenaria e komunitetit shqiptar në SHBA”, lum ajo diasporë e cila në gjirin e vet ka fëmijë të tillë ! tha Zeneli.
Një peshë dhe vlerë të rëndësishme e këtij shënimi me këngët e vallet partiotike, të kësaj treve i dhanë edhe këngëtarët e mirënjohur nga hapësira mbarëshqiptare,” Bilbili i Malësis” këngëtari Malësor “Malësori” Prenkoçaj me orkestrën e Liridon Ulaj.