Nga Gjekë Gjonaj
Malësia mburret me atë që të tjerët e quajnëtolerancë fetare, por që në fakt është diçka më e madhe se tolerancë: është bashkëjetesa midis qytetarëve të besimit myslimanë dhe tëkrishterë. Për malësorët feja gjithmonë ka pasurkuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetitdhe humanizmit. Ata edhe në këtë kohë, kurshumë vlera janë zbehur dhe kanë humburdiomethënien e mëparshme, duhet tëqëndrojnë të bashkuar në vlerën e bashkëjetesësfetare.
Nëse ka ndonjë qytezë ku bashkëjetesa fetare nëtrevat shqiptare në Mal të Zi me vite të tëra kagjetur mishërimin e vet, ky është Tuzi, kryeqendra e Malësisë. Jo më kot, shqiptarët ( malësorët) e besimit të krishterë dhe myslimanëprej vitesh në këtë qytezë të vogël funksionojnë si vëllezër të një gjaku, të një gjuhe dhe të njëtrashëgime të përbashkët kulturore. Dhe kjo gjen shprehje në terren. Në qendër të qytezës ndohet xhamia e Tuzit, një monument i vyer itrashëgimisë së kësaj qytezë. Dhjetra metra larg saj në dalje të qytezës ndodhet Kisha e ShnaNdout, po ashtu një vlerë e posaçme historiko-kulturore e së kaluarës.
Në kohën kur unë isha nxënës i gjimnazit tëTuzit kam parë diçka të pazakontë, që nuk e kisha parë ndonjëherë më parë. Aty asokoheprifti hynte në xhami dhe hoxha futej pa asnjëhezitim në kishë. Kjo nuk ishte fotografia e vetme që shfaqte tolerancën ndërfetare në këtëqytezë. Prifti i kishës katolike të Tuzit PatërGjergji dhe hoxha Rexhep Lika ishin miq tëmirë. Një miqësi e krijuar ndërmjet tyre tregonse toleranca fetare gjithmonë ka qenë për cdolakmi. Miqësia dhe respekti i ndërsjellë e kanë bërë gati të padukshëm faktin se ata predikojnë besime të ndryshme fetare. Pikërisht kjotolerancë fetare më ka mrrekulluar gjithmonë sakam jetuar në Malësi.
Këto të dy objekte kulti bashkëjetojnë qindravjet në harmoni të plotë. Falë tyre Tuzi njihet si trevë me bashkëjetesë fetare, e cila i ka rrënjët prej krijimit të këtyre dy objekteve fetare. Prejatëherë e deri më sot ka patur gjithnjëmirëkuptim dhe harmoni. Kështu ka qenë, kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen. Ato për momentin ruajnë simbolikën e bashkëjetesës fetare dhe janë shembull i gjallëjo vetëm i tolerancës por edhe i bashkëveprimit. Janë dy nga shembujt më origjinalë dhe mëkonkretë të bashkejetesës fetare në këtëhapësirë shumë të vogël. Qytetarët e kësajqytezë thonë se kjo është vërtetë një pasuri përta.
Kisha dhe xhamia e Tuzit, sikurse edhe të gjithaobjektet tjera të kultit në Malësi, gjithmonëfunksionuan si qendra baritore , duke qenë në shërbim të fesë që përfaqësojnë. Domethënë janë përdorur për t’u ardhur në ndihmëbesimtarëve dhe fesë së tyre. Për fat regjimikomunist nuk i shatërroi as nuk i prishi këtoobjekte fetare, të cilat gjithësesi kanë rëndësihistorike dhe shërbejnë për të identifikuarperiudha të veçanta të historisë së trevës.
Të dy këto objekte fetare, ku predikohetfeja,paqja, harmonia mes njerëzve, atdhetarizmidhe gjithçka në dobi të individit dhe shoqërisë, janë një oazë paqe e qetësie, të cilat i zhysin besimtarët në një atmosferë devotshmërie, përkujitmi e lutjeje. Prandaj ato duhet t’imbrojmë, t’i ruajmë , e pse jo edhe t’ivalorizojmë si vlera turistike për turistët vendasdhe të huaj. Ka ardhur koha që të kultivojmë më shumë dashuri ndërmjet vete pavarësisht përkatësisë fetare dhe të mos lejojmë që aspekti politik të ngurtësojë zemrat.