Në qoftë se nuk je pjesë e DPS-së (partisë së M. Gjukanoviç) nuk ke vend askund, bile nuk ke vend as në këtë shtet!?
E të jesh pjesë e DPS-së do të thotë të jesh i nënshtruar sa që nuk guxon as ta kundërshtosh sepse automatikisht e humb një vend të punës, e humb një ndihmë sociale apo ndonjë të drejtë tjetër!
Me Shtet autoritar (ose përgjithësisht, autoritarizëm) nënkuptohet një entitet shtetëror dhe/ose një formë e qeverisjes, në të cilën sovraniteti ushtrohet nga një parti dominuese ose nga një drejtues i shtetit.
Moszbatim i parimeve të ligjshmërisë, ku veprimtaria e pushtetit publik ushtrohet mbi ligjin dhe pa garanci për qytetarët. Kryetari dhe udhëheqësit e Shtetit, nuk i nënshtrohen ndonjë organi të kontrollit, për pasojë nuk mund të pranohet asnjë përcaktim i përgjegjësisë së drejtuesve të regjimit.
Është koha që pas 29 vitesh, edhe në Mal të Zi të vij sistemi demokratik, të bie sistemi autoritar apo oligark! “Krajli” i Malit të Zi e solli një sistem të tillë dhe fatkeqësisht shumë njerëz po i nënshtrohen, nuk po shohin asnjë hap më larg. !
Si ka mundësi që vetëm një njeri të udhëheq me shtetin për 32 vite, ta kap çdo gjë, ta bëj shtetin pronë private, ta ketë ndikimin në ç’do institucion, e prapëseprapë të përkrahet?!
Është koha që shqiptarët nën Mal të Zi ta gjejnë një lider të ri, të pakorruptuar, një lider pro europian e antirus, anti DPS e anti Gjukanoviç.
Këtë kërkesë e dëshmon data 15 Prill 2018, ku përballë presioneve e shantazheve të papara nga të katër anët, shqiptarët e Malit të Zi në masë të madhe bojkotuan zgjedhjet për president duke shprehur pakënaqësi me këtë sistem, por edhe duke mos parë asnjë kandidat të përshtatshëm. Shqiptarët, përfundimisht treguan se duan një lider i cili do të garantojë liritë e të drejtat tona, një lider i cili nuk do të na perkdhelë sa herë që i nevoitemi, e të na mashtroj menjëherë pasi që e merr mandatin.
Asdren Çelaj, LDSH-Guci Kryetar i klubit të këshilltarëve.