Njoftim: Të dielë në QKI “Malesia” , do të shfaqet drama “Nana” e Teatrit “Teuta”

Të dielën, më 29 prill 2018, me fillim në ora 20, në Qendrën kulturo-informative “Malësia”, në Tuz, do të shfaqet drama “NANA” e Teatrit “Teuta” nga Ulqini.

Aktorët: Blerta Kurti, Muho Uruçi, Bashkim Alaj, Albana Kurti Zeçeviq, Suad Bejta etj.
Skenari: Arlinda Morina
Skenografia dhe kostumografia: Jetmira Hoxha
Muzika: Ardijan Hasanaga
Asistentja e regjisë: Edina Mustafiq
Regjia: Munib Abazi

Sinopsisi
Jeta e nje familje, ne kushte jo shume te mira financiare, vjen e keqesohet momentin kur zoja e shtepise, mbetet e ve (vejushe) ne moshe shume te re. Nje grua shtatzane, e cila nuk di si te mbijetoje ne nje shtepi te vjeter,te ftofte, shpirti I saje ngrohet momentin kur sjell ne jete foshnjen e vet. Ajo perkunder mundesive dhe kushteve qe ka,sakrifikon shume per rritjen e te birit, se ciles qellimet jane te rrise nje djale te edukuar mire, me kulture ne nivel. Ajo e shkollon djalin e vet, punon pa lodhur per kafshate te bukes dhe me ndihmen e Allahut, lutjeve te saja, arrine te rrise djalin duke u mundar tia plotosoje cdo deshire dhe nevoje te tije. Gezimi i saje sa vjen e shtohet momentin kur e ben burre, dhender. Mirpo jo cdo gje shkon ne familjen e tyre, si dhe me pare. Antarja e re e familjes, nusja e djalit, mundohet te menaxhoje shtepine sic ajo deshiron, arrin tiu nderroje sistemin e jeteses, dhe krijon konfliktet e para me te emen e djalit, si dhe ti acaroje mardheniet- nene e bire. Fillon lidhja e tyre si prind dhe femi te ftohet, deri ne ate pike saqe djali heq dore nga perkujdesja ndaj te emes, dhe vendose te largohet nga shtepia bashke me gruan e vet, duke e lene keshtu nenen te rroje e vetmuar. Mbas ndarjes se tyre, ,,Nana,, fillon te shkaterrohet shpirtnisht, duke mos besuar qe djali i saje ia ktheu shpinen, dhe se ne keto momente te pleqerise ajo nuk ka diken qe te kujdeset per te, sic ajo eshte perkushtuar dikur dikujt. Perkunder dhimbjes, ajo arrine te mbaje vehten e mos te dorzohet, jeton ne qetesine e saj e vetmuar. Ndersa, cifti i cili u largua nga shtepia per nje jete me te rehatshme, ata nuk ariten te gjejne qetesi mbasi qe problemi ishte po te ata te dy, te cilet nuk arriten kurr te gjejne nje gjuhe te perbashket. Duke patur grindje te shpeshta, shkaterrohen, alkoholi dhe kocka tashme behen pjese e jetes se tyre. Gruaja nuk arrine te kontrolloje rrugen e keqe te cilen po e merr burri i vet dhe ajo e braktise ate. Gjendja e burrit sa vjen e keqsohet, i cili perfundon i semure ne shtrat, i vetem, pa ndihmen dhe kujdesjen e kerkujt, per vetem te disa shokeve te cilet i ndihmuan edhe ne rruge te keqe. Gjendjes se tije shendetsore, i vie fundi, mirepo nuk arrine ti dale shpirti, mbasi qe dicka po e brente. Shoket e tije mundohen te gjejne zgjidhje, dhe vendosin te kerkojne ndihme tek nje dietar. Dietari arrine ne perfundim qe e vetmja zgjidhje qe ai te vdes ne paqe, eshte hallalli, dhe falja e se emes. Mbasi qe e ema nuk ia fal veprat dhe dhimbjen qe ia ka shkaktur i biri, ata vendosin qe ta djegin trupin e ti. Sapo nderrmirret ky vendim dhe pergaditet djeg*ja e tij, nderhyn e ema e cila nuk mundet te perballoje nje skene te tille. Ajo ndalon djegjen e trupit te birit, ia fale mekatet, ia jep hallallin e saje, ku keshtu jeta e djalit merr fund, dhe shpirti i tij pushon ne paqe.

Me respekt,
Samir Beqaj, – QKI “Malësia” Tuz