Me 1 maj do të shënohet 16-vjetori i krijimit të Muzeut Etnografik të Malësisë në fshatin Lekaj të Malësisë, me çrast, siç ka paralajmëruar pronari i tij Shtjefën Ivezaj, do të mbyllën dyert e muzeut dhe nuk do të pranohen më vizita.
Mbyllja e muzeut bëhët në shenjë proteste për mospërkrahje financiare nga organet kompetente të Komunës, institucioneve shtetërore të Malit të Zi dhe nga shteti amë Shqipëria.
Aktiviteti i shënimit të 16-vjetorit fillon në ora 18 me shfaqjen e një filmi dokumentar, e më pas, siç njofton Shtjefën Ivezaj, do të mbyllën dyert e muzeut, për të përfunduar me bekimin e dy varreve në oborrin e muzeut. /MALESIA.ORG/