Policia malazeze nuk lejoi sot punëtorët nga Shqipëria të kalojnë kufirin në pikën kufitare Bozhaj – Hani i Hotit. Nga punëtorët u kërkua që të kenë së paku 50 euro me vete, në të kundërtën nuk u lejuan të hyjnë në Mal të Zi.
Ata kryesisht janë punëtorë që bëjnë punë fizike për rreth 15 euro në ditë. Vijnë në Tuz në mëngjes dhe zakonisht kthehen në darkë.
Natyrisht se shumë nga ata nuk i kanë 50 euro në xhep, prandaj nuk u lejuan të kalojnë kufirin.
Punëtorët e revoltuar nga ky vendim i policëve malazez, bllokuan rrugën në zonën neutrale në mes dy doganave dhe ndaluan hyrjen e çdo makine nga Mali i Zi në Shqipëri deri në rregullimin e situatës që zgjati rreth 3 orë. /MALESIA.ORG/