Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare do të garojnë për zgjedhjet lokale në Podgoricë të cilat do të zhvillohen më 27 maj.
UDSH do të jetë në koalicion me DPS-në, Partinë boshnjake, Liberalët dhe disa parti tjera të vogla.
ASH-ja në zgjedhjet e Podgoricës do të marrin pjesë si listë e vetme e kryesuar nga Nik Gjeloshaj.
Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 9 lista.
LDSH-ja, siç kanë deklaruar këtë javë, do të bojkotojë zgjedhjet e Podgoricës. /MALESIA.ORG/