Është mbajtur gjysmëfinalja e Eurovision 2018, në Portogali ku edhe u zgjodhen 10-të finalistët e parë ndër ta ishte edhe Shqipëria e cila u rendit e 8-ta me radhë.
Ndryshe, në finalen e madhe të Eurovision 2018, do të jenë tre shqiptar përfaqësues të tri shteteve të ndryshme, si të Shqipërisë, Italisë dhe Qipros.
Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall”, ka arritur ta dërgoj Shqipërinë drejt finales së madhe të këtij Eurosongu.
Finalistët që kaluan gjysmëfinalen e parë të Eurovision-it:
1. Austria, 2. Estonia, 3. Cipro, 4. Lituania, 5. Izraeli, 6. Cekia, 7.Bullgaria 8. Shqipëria 9. Finlanda 10. Irelanda.
Kujtojmë se finalja e madhe e “Eurovision 2018” do të mbahet këtë të shtunë më 12 maj.