“Game of Thrones” tingëllon Shqip! (Video)

Ansambli Shqiponja e përfundoi projektin e radhës, një projekt diçka më ndryshe se çka jemi mësuar të shohim. Ata punuan muzikën dhe videoklipin të kolonës zanore të serialit të njohur “Game of Thrones”.

Drejtori dhe udhëheqësi artistik i Ansamblit Shqiponja, Agron Pllumaj shprehët se pas punës dhe angazhimit dy vjeçar i erdhi koha dhe projektit të radhës, ku muzikën dhe orkestrimin e ka punuar ai, duke gërshetuar instrumentet folklorike shqiptare dhe elementet etno folk të trevës.

Inçizimet janë punuar brenda trevës së Malësisë së Madhe. Rolin e Zanës e luan Tereze Gjelaj, vokali kryesor e talentuara Gjystina Bojaj, mini kori i përcjellë nga anëtarët e ansamblit së bashkut me mini orkestrën.

Videon dhe montimin e ka punuar Anton Pllumaj, dizajnin Bert Berishaj, kurse sponsor Kolë Zagreda! /MALESIA.ORG/