Gjonaj: Pak më shumë respekt për krijuesit e artit, kulturës e shkencës

Nga Gjekë Gjonaj 

Shënimi  i njëvjetorit  vdekjes piktoritakademik nga Ulqini Rudi Gogës, organizuar  qytetin e tij lindjes  premten  e kaluar  ngaShoqata e Intelektualëve “ Art Club”, ishte  iqëlluar dhe për çdo  lëvdatë.  Me këtë aktivitet, edhe pse pa pjesëmarrjen e asnjë zyrtari vendor  e pelitikani, shoqata  tregoi se nuk harroi pa e përkujtuar anëtarin dhe njërin ndër themeluesite saj shquar i cili kanë lënë gjurmë pashlyera me krijimet e  tij arrtistike  fushënartit pamor.

Edhe kritikët e  tij   ashpër besoj se pajtohen se ai  ishte dhe mbeti një artist iveçantë, i njohur qarqet kombëtare, i cili tepër është nderuar e respektuar kudo tjetër shumë se sa Ulqin.  Megjithatë, institucionetpërkatëse vendore  kam  bindjen e plotë se   vazhdimësi janë ndierë    “ mërzituranga krijimtaria  e tij produktive artistike e Rudi Gogës,  dhe se nuk deshtën apo nuk ditën  vlerësojnë  këtë pasuri artistike la trashëgim. Po përmendi një fakt dhimbshëm kur piktoriGoga  kishte planifikuar ekspozitën e tij Gjemani dhe   nga  arka e Komunës Ulqinitpër këtë veprimtari, cilën  prezentohejedhe Ulqini, siç tregoi ai, i kishin dhënëvetëm 100 euro. Ky mosvlerësim   pa meritë ipiktorit Goga veçanti dhe i figurave tjera dalluara kulturës dhe artit shoqërinëshqiptare  është një problem  i madh   duhet na shqetësojë gjithëve. Këtë shqetësim  e vuri dukje  edhe panelisti  i kësaj mbrëmjepiktori Qazim Muja  duke  pyetur: “  Sa e vërejtëm ne piktorin e mirënjohur Rudi Goga sa ishte i gjallë , sa e vërejmë dhe sa interesohemi për veprën e tij tani kur nuk jeton më, dhe a është vallë ky një shqetësim për të gjithë piktorët? Ka vallë ndonjë institucion apo ndonjë subjekt tek shqiptarët në Malin e Zi që të vërë dorë mbi këto vepra, sadopak që kanë mbetur, pa u zhdukur fare, së paku një koleksion për gjeneratat e ardhshme si dëshmi se këtu jetoi dhe krijoi vepra me vlerë një artist që i kaloi kufijtë e artit kombëtar, duke lënë pas vepra të veçanta dhe me shumë vlerë artistike, si pjesë e kulturës sonë dhe si pjesë përbërëse e atij trungut artistik gjithëkombëtar”.

Përgjigjja ime është: Shumë pak, për të mos thënë aspak! Të bësh art ( kulturë) në Ulqin dhe në trevat tjera të banuara me shqiptarë në Mal të Zi është problem shumë i madh, pasi  pasohet nga  vlerësimet subjektive, që janë larg mendimit kritik e të saktë,  dhe se artin ( kulturën) në përgjithësi institucionet  e mbajnë të izoluar, duke mos kontribuar sa duhet  në ruajtjen e  veçorive të mirëfillta të vlerave artistike e kulturore  të cilat krijuesit  shqiptarë i kultivojnë.

Mendoj  se është e rëndësishme  që të mos zvogëlohet  rëndësia e krijimtarisë artsitike eRudi Gogës, dhe e krijuesve tjerë të mirëfilltë  shqiptarë , por  të përshëndeten të lavdërohen të gjitha arritjet e tyre  të shumta. Vlerësimi institucional i krijimtarisë së tyre  kulturore e, artistike e shkencore luan një rol të rëndësishëm për kulturën  e këtij qyteti , ngaqë pranimi i  krijuesve në përgjithësi  tregon për kulturën që e posedon një qytet, një vend.

Ulqini në fushën e artit vërtetë ka një vlerë që quhet Rudi Goga së bashku me krijuesit e tjerë. Andaj më shumë respekt, më shumë vlerësim për këto figura të ndritura të këtij qyteti të lashtë. Zyrtarë e pushtetarë  vendorë e qëndrorëshqiptar   mos  vazhdoni të mos çani kokën  për  doajenët e kulturës dhe artit, apo edhe përpjesën tjetër intelektualëve, kanë bërëemër jo vetëm brenda, por edhe jash kufijve shtetit ku jetojnë ose kanë jetuar, duke  e bërë njohur  Ulqinin, Anën e Malit, Krajën, MalësinëTuzin, Rozhajën, Plavën e Gucinë  jashtë Malit Zi.

Duhet ta kuptojmë se vlerësimi i njerëzve kulturës, artit e shkencës dhe çështja e emancipimit  tonë   kulturor e artistik ështëçështje e përcaktimit dhe zhvillimit   identitetittonë kulturor pa cilin nuk mund  pozicionohemi   integrimet evropiane. Mos harrojmë  se një komb shquhet edhe përidentitetin kulturor.Dhe, po u shua ky identitet, kombi vdes.