Revista „Forbes” Milo Djukanovic me vëlla dhe motër sipas disa llogaritjeve kanë 136 milion euro

Revista „Forbes” e ka paraqitur Milo Djukanovic disa herë si një nga politikanët më të pasur të Evropës. Vëllai i tij Aco, motra Ana Kolarevic dhe ai zotërojnë sipas disa llogaritjeve 136 milionë euro, një pasuri e madhe për një vend të varfër në anë të Adriatikut me gjysmë milioni banorë, shkruan Deutsche Welle .

Djukanovic që në të shkuarën ka qenë përfolur shumë për kontrabandën e cigareve në stil të gjerë, është njëkohësisht edhe garantuesi politik i lidhjes së Malit të Zi me Perëndimin. Pavarësia e vendit, anëtarësimi në NATO si edhe pritja për në BE janë vepra të Djukanovic-it. Kritikët e tij thonë, se perëndimi sakrifikon vlerat e tij në emër të interesave gjeopolitike. /MALESIA.ORG/