Nrekiqi nga radhët e DPS-it zgjedhet kryetari i ri i Komunës së Ulqinit

Sot në Ulqin në seancën të parlamentit lokal u bë zgjedhja e kryetarit të ri të komunës së këtij qyteti.

Loro Nrekiqi nga radhët e DPS-it u zgjodh kryetar i ri i cili fitoi plot 28 vota nga 33 të mundshme. Duhet shtuar se në votim nuk morën pjesë dy këshilltarë të Forcës kështu që Nrekiqit i munguan edhe dy vota që do duhej ti kishte të sigurta, shkruan Ulqini Online.

Për zgjedhjen e Nrekiqit si kryetar i i Komunës së Ulqinit votuan 16 këshilltarët nga radhët e subjekteve politike shqiptare; Forca, PD, UDHS, Perspektiva, LD në MZ të ndjekur nga vetëm 8 vota të subjektit të tij DPS, 3 vota nga Socialdemokratet dhe 1 nga Partia Boshnjake.

Këshilltari i PSD-së abstenoi kurse 2 përfaqësuesit e URA-së votuan kundër.

Kështu në mandatin e ri të qeversijes lokale në Ulqin, pas 28 viteve, kryetari nuk do të jetë nga radhët e partive shqiptare.