Skandal i paparë në Qendrën Klinike në Podgoricë

Nëna lirohet nga materniteti me bebe të huaj!

Në maternitetin e Qendrës Klinike të Malit të Zi ka ndodhur situatë e paparë ndonjëherë pasi me një nënë lirohet edhe bebja e huaj, lajmëron televizioni malazias RTCG.

Pasi e kanë marrë beben prej mamisë dhe kanë shkuar në shtëpi, nëna dhe bashkëshorti i saj nuk e kanë pasur as idenë se fëmija nuk është e tyre. I pari kishte dyshuar babai i cili kishte vërejtur se fëmija është diçka më e vogël.

Kur kanë arritur në shtëpi ata vërejtën se numri në byzylykun spitalor nuk ishte i njëjtë.

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi kanë konfirmuar se ka ardhur deri te ndërrimi i bebeve.

Gjatë lirimit, infermierja nuk e kishte vërejtur se bebja dhe nëna nuk e kanë numrin e njëjtë.

Lëshimi ka ndodhur për shkak të punës së papërgjegjshme, sepse infermierja nuk i është përmbajtur procedurës dhe protokollit në lidhje me lirimin e nënave dhe të porsalindurve nga spitali.

Drejtori i Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri menjëherë e ka lajmëruar ngjarjen drejtorinë e QKMZ dhe kundër infermieres përgjegjëse është nisur procedura disiplinore, për ndërrimin e vendit të saj të punës apo të suspendimit. /MALESIA.ORG/