Gjeloshaj: Pas 20 vitesh, do të jem këshilltari i parë në Kuvendin e Podgoricës

Pas 20 vitesh do të jetë këshilltari i parë i një partie shqiptare në Kuvendin e kryeqytetit , ka theksuar bartësi i listës të Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.

I bindur se këshilltari i partisë së tij do të jetë vendimtarë, Gjeloshaj ka theksuar se kur është fjala për bashkëpunimin me Frontin Demokratik një gjë e tillë nuk vjen në konsiderim.

Gjeloshaj në intervistën dhënë Portalit të RTMZ ka theksuar se pas zgjedhjeve lokale të 27 majit , duke respektuar demokracinë parlamentare, është i gatshëm të bisedojë me DPS-në , Demokratët dhe Aleancën qytetare, me kritere të caktuara qartë dhe publike.

Ai konsideron se raporti i të gjitha partive qytetare ndaj partive shqiptare dhe ndaj shqiptarëve nuk është në nivelin e duhur.

“Këtu mendoj në të gjithë duke filluar nga DPS, Social demokratët, Demokratët dhe Partinë Social demokratike”, ka theksuar Gjeloshaj duke shtuar se do të insistojë në implementimin e të gjitha zgjedhjeve të miratuara ligjore me të cilat përmirësohet statusi dhe infrastruktura dhe zhvillimi i Malësisë dhe integrimi i shqiptarëve në Podgoricë.