Demokratët: Gjeloshaj ka kërcënuar kandidatin e tyre Shtjefën Camaj

Nga partia “Demokrate” kanë pohuar se bartësi i listës të Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, për zgjedhjet lokale në Podgoricë, përmes një mesazhi privat në Viber ka kërcënuar kandidatin e Demokratëve Shtjefën Camaj.

Siç raporton CDM, mesazhi i Gjeloshajt drejtuar Camajt ka të bëjë me një status të postuar në facebook në të cilin Camaj kishte akuzuar Alternativen Shqiptare: “Një herë mashtruesa gjithmonë mashtruesa. Nuk e di se si dhe me kë doni të bisedoni, se mundësitë me marrë mandatin janë barazi me zero! Edhe sikur te kishi mandatin ju nuk bisedoni me opozitë, sepse shefat ne Podgoricë duan kthimin e borxhit prapa”.

Pas këtij shkrimi të Camajt, siç shkruan CDM, duke iu referuar reagimit të Demokratëve, Gjeloshaj përmes një mesazhi në Viber e ka kërcënuar Camajn: “I ke 48 orë me spjegua kyt fjalinë e fundit! Ose më kërrkua falje“.

Demokratët këtë e kanë trajtuar si një “kërcnim mafioz“, e cila përkujton atë të Djukanovic-it, para pak ditëve para se të plagosej gazetarja e gazetës „Vijesti“, Olivera Llakic.

Demokratët kërkuan reagimin e shpejtë të prokurorisë. /MALESIA.ORG/