Misioni i OSBE-së: Ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë, Selmanaj punimet vazhdojnë

Misioni i OSBE-së, në Kosovë, konfirmoi mbrëmë se punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë janë ndërprerë, pas kërkesës së Manastirit të Deçanit dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

Në një komunikatë të lëshuar, Misioni i OSBE-së tha se ka ndjekur me shqetësim atë që Misioni tha se dukej të ketë qenë ndërtimI ilegal i rrugës, që nga dita e djeshme, brenda Zonës Speciale të Mbrojtur (ZSM) të Manastirit të Deçanit. “Ne e mirëpresim vendimin e marrë sot pasdite për t’i ndalur punimet në rrugë brenda Zonës.

Monitorimi i Misionit të OSBE-së konfirmon se punimet në rrugë janë ndalur dhe makineria e rëndë është larguar nga Zona”, tha Misioni i OSBE-së në Kosovë në një deklaratë.

Lidhur me këtë portali Malesia.Org, kontaktoi deputetin e AAK-së, Rasim Selmanaj, i cili për portalin Malesia.Org shprehet: “Punimet në rrugën Deçan-Plavë vazhdojnë me intenzitet të shtuar, në pjesën tjeter ku nuk është zona e mbrojtur”. Siç sqaron Selmanaj, për portalin tonë, Qeveria Haradinaj e ka prioritet perfundimin e këtij projekti dhe tha se edhe pse ky projekt është i paraparë të përfundoi në vitin 2020, do bejë përpjekje që ky projekt të futet në buxhet, që të perfundoi brenda vitit të ardhshëm.

Ndërkohë për emisionin “Imazh”, të RTK, ish Kryetari i komunës Deçanit, tani deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Rasim Selmanaj, flet për problematikën e rrugës Deçan-Plavë, i cili për herë të parë në mënyrë ekluzive e paraqiti marrëveshjen në mes tij si ish kryetar i Komunës së Deçanit dhe Atit Sava Janiq, që është përgjegjës për kishën ortodokse në Manastirin e Deçanit.

Për më shumë shikoni videon në vazhdim.

Albert Camaj