Ernal Filo, shkarkohet nga pozita e ambasadorit të Shqipërisë në MZ

Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Ilir Meta, me DEKRET dhe me propozim të Kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama, shkarkoi nga funksioni i Ambasadorit fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë, në Mal të Zi, Ernal Filo.

Filo ishte në Mal të Zi, i emeruar si ambasadori i dytë i Shqipërisë, që nga vendosja e mardhënjeve diplomatike në mes dy vendeve.

Filo ishte i ngarkuar që nga 1 Dhjetori, i vitit 2014.

Sipas portalit “vijesti”, deri te lirimi nga funksioni erdhi për shkak të mos bashkepunimit të mirë me partitë shqiptare në Mal të Zi. /Malesia.Org/

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Ernal Filo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.