Në mbledhjen konstitutive të përbërjes së tretë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, e cila u mbajt dje në hotelin “Mediteran” në Ulqin, kryetar i ri i këtij institucioni që përfaqëson shqiptarët në Malin e Zi, u zgjodh z. Faik Nika, sekretar i deritashëm i KKSH-së.
Nika ishte kandidati i vetëm për kryetar të KKSH-së.
Zgjedhja e sekretarit të KKSH-së do të bëhet në vazhdim të mbledhjes konstitutive.
KKSH përbëhet nga 30 anëtarë, 15 prej të cilëve në bazë të funksionit dhe 15 anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Kuvendi i Elektorëve.