Ivanaj: Nuk do të çojmë duar nga shtatorja e Gjergj Kastriotit Skenderbeut

Sot ishte “seanca urgjente” e Kuvendit te Tuzit! Por se pse ishte urgjente dhe sidomos në orët e mengjesit askush se di! Apo ndoshta edhe e dinë ata që nuk na deshironin aty! E nuk na deshironin aty, ata që bën premtime para zgjedhjeve, e si duket tani nuk kanë disponim të mbajnë fjalen! (mendoj në PDS). Dyshimet se ketu fshehet diçka i shtojne edhe informatat që kanë ardhur deri te ne, se propozime për shtatoren e Gjergj Kastrotit paskan bërë edhe shoqata; a thua për të tentuar me marr kredi, apo për të sherbyer si moll sherri për të shmangur kryerjen e ketij veprimi atdhetar në Malësi!?

Ne kishim planifikuar që në seancen e parë ta dorëzojmë përseri iniciativen per ngritjen e permendores se Gjergj Kastriotit Skenderbeut, por per këtë seancë ishte teknikisht e pamundur.

Ndoshta dikush mendon se do te na bej te dorezohemi, por u themi JO. Ne, ne seancen e pare do ta ri-dorezojme propozimin, e kushdo që te na perkrahi, është i mireseardhur.

Pra, ne do bashkpunojmë me çdo kën që është i gatshëm t’i bashkangjitet kësaj inicjative, por LDSH nuk do të bjen pre e politikës së vjeter qe në emer të unitetit të rrëjshëm ta zvarris kët çështje.

Ivan Ivanaj, Shefi i klubit të keshilltarëve të LDSH