Shtegtim në Greçë me rastin e 107 vjetorit të Kuvendit të Greçës

Më 17 qershor 2018, me rastin e shënimit të datës historike, 107 Vjetorit të Kuvëndit të Greçës, Shoqata “Labeatët” organizoi shtegtim në vëndin ku para 107 vitesh është shkruar Libri i Kuq- Memorandumi i Greçës, të cilin e nënshkruan patriotët shqiptarë në krye me heroin kombëtar Dedë Gjon Lulin, e ndër ta edhe Hilë Mosi, Imzot Luigj Brumçi, Mehmed Shpendi, Luigj Gurakuqi, Dedë Nika dhe heroina jonë Tringë Smajlja Ivezaj.

Pjesmarres në këtë aktivitet ishin 52 persona. Përveç qytetarëve nga Malësia, morën pjesë edhe qytetarë nga Ulqini dhe nga Shkodra. Pjesë e shtegtimit ishte edhe shoqata ” Rumia”, nga Ulqini, si dhe Shoqata “Taraboshi”, të cilët u nisën nga Selca, për të u bashkangjitë nën Ahun Shekullorë në Greçë.

Shtegtarëve, me një fjalë përshëndetëse u drejtua kryetari i OJQ “Labeatet”, Luigj Camaj, kurse per historikun e kësaj datë foli antari i kësaj shoqate, arkeologu Anton Lulgjuraj.

Në këtë aktivitet, gjatë rruges u realizuan edhe garat në ngjitje nga disa persona, ku vlen të veçohet garuesi 64 vjeçar Gjekë Gjoku Ulaj, i cili ishte edhe befasia e kësaj garë.

Kështu tre vendet e para në këtë garë i nxunë: vendin e parë Mark Vulaj, të dytin Gjekë Gjoku Ulaj dhe vendin e tretë Anton Lulgjuraj.

Përpos bukurive natyrore që ofron natyra në këto bjeshkë shqiptare, shtegtarët e kaluan një ditë të bukur së bashku duke shijuar këto bukuri përrallore, duke u fotografuar dhe kënduar gjatë gjithë rrugës.

Mbas këtij aktiviteti OJQ “Labetatët”, për të gjithë shtegtarët shtroi, një koktei modest, në Lounge bar “Main Street”, ku njëkohësisht ndau disa mirnjohje për kontributin e dhënë për këtë shoqatë, ku nder mirnjohjet e ndara mirnjohje fitoi edhe portali Malesia.Org.

Albert Camaj