Me votën e DPS-së, nuk hynë në rend të ditës vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Tuz

Sot në seancën e Kuvendit të Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit, Ivan Ivanaj nga LDSH, përsëriti propozimin për plotësimin e rendit të ditës me propozim vendimin per vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në qendër të Tuzit.

Ivanaj, në arsyetimin e këtij propozimi tha se në bazë të konsultimit me partitë e tjera shqiptare, edhe pse kjo iniciative ishte sëpari nga LDSH, shkon si iniciativë ne emer të tre partive shqiptare, gjegjësisht LDSH-së, ASH-së dhe UDSH-së.

Ivanaj sqaroi se ky propozim i cili ishte propozuar me 11 prill 2018, e tërhoqën pasiqë morën premtime nga të gjitha partitë politike në Kuvend se do ta përkrahin këtë iniciativë pas zgjedhjeve të 27 Majit në Podgoricë, prandaj pret që ta mbajnë këtë premtim.

Gjatë votimit, për vendosjen ne rend të ditës të këtij propozimit, propozimi fitoi vetëm 11 vota, nga radhët e këshilltarëve të LDSH-së, ASH-së, UDSH-së dhe Demokratëve. Ndërsa këshilltaret e DPS-së, Partisë Boshnjake dhe Këshilltari i SD-së, votuan të përmbajtur, faktikisht kjo i bje se ishin kundër. /Malesia.Org/