Ivezaj dhe Ramovic nënkryetarë të Komunës së Tuzit, Alibasic sekretar i Kuvendit

Sot Kuvendi i Tuzit zgjodhi dy nënkryetarë të Komunës dhe sekretarin e Kuvendit.

Në seancën e sotme, nënkryetarë të Komunës së Tuzit, Komunë në kuadër të Kryeqytetit, u zgjodhën Simon Ivezaj dhe Haris Ramovic, ndërsa sekretarë i Kuvendit u zgjodh Nermin Alibasic.

Pro zgjedhjet së tyre votuan 20 këshilltarë nga radhët e DPS-së, Partisë boshnjake, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Social Demokratët, ndërsa kundër votuan këshilltarët e Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare. Të përmbajtur ishin këshilltarët e Demokratëve. /MALESIA.ORG/