Në Konkursin Publik të shpallur më 04.06.2018., nga ana e Komisionit për shpërndarjen e mjeteve financiare, OJQ-ve me seli në Komunën e Tuzit, në pikën e parë të Konkursit shkruan:
- Ftohen organizatat joqeveritare të regjistruara në Mal të Zi me seli në Komunën e Tuzit, të cilat janë të regjistruatra deri në ditën e shpalljes së këtij Konkursi, që të dorëzojnë fletparaqitjet e veta për konkurs për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti të dedikuara për financimin e OJQ-ve të Komunës së Tuzit në kuadër të Kryeqytetit, për vitin 2018, për projekte që ralizohen në territorin e Komunës së Tuzit.
- Në pikën 7., Paragrafin katër shkruan:
- Aktivitetet e planifikuara jashtë Komunës nuk do të merren para syshë.
Pika e parë nga vendimi i marrë nga ana e komisionit për ndarjen e mjeteve të parapara OJQ-ve është shkelur pikërisht pika e parë e Konkursit. Përkatësisht në bazë të listës së OJQ-ve të cilin e ka sjedhur Komisioni dhe nënshkruar kryetari i Komisionit Naser Kërkanoviq shifet qartë se mjete të konsiderueshme financiare janë ndarë për aktivitete të cilat do të mbahen jashtë territorit të Komunës së Tuzit. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe e konkursit, veprim i cili iriton çdo njeri normal e jo ma OJQ-të të cilat bëjnë sakrifica, vetë financim dhe punë të mëdha vullnetare thjeshtë për të hedhur në dritë kulturën, traditën, trashigiminë dhe historinë tonë.
Në bazë të regjistrit të sjedhur nga ana e Komisioni gjegjës së paku në dy raste është shkelur rregullorja.
Po ashtu nëse me kujdes lexohet dhe analizohet regjistri i sjedhur nga ana e Komisionit gjegjës mund të vërehet ndarja seleksionimi dhe ndarja selektive e mjeteve financiare….
Gjithashtu në bazë të të dhënave nga regjistri në dispozicion vërehet mes tjerash edhe ndarja e pa barabartë dhe e pa drejtë e mjeteve financiare.
Nga 16 OJQ – të “peshqeshuara” të mbështetura nga ana e Buxhetit të Komunës vërehet qartë disharmoni në sasinë e mjeteve të shpërndara: nga 2.550€ sa ka fituar SH.K.A. “Ramadan Sharkiq” deri 200€ sa u ranë për pjesë dy shoqatave me minimumin e mbështetjes.
OJQ Labeatët këtë here ishin të mbështetur me 4.5% nga kërkesa të cilën e paraqiti me projëktin e vet.
Këto fakte sjedhin dyshim se shpërndarja e buxhetit për kulturë është bërë në mënyrë të padrejtë dhe selektive madje edhe diskriminuese në shumë aspekte.
Ky rast mund të shtrohet në pyetje: Nga nxirren mjetet për financimin e OJQ-ve, a ndoshta nga xhepi I individëve, nga mëshira dhe ndjenjat e individëve për OJQ-të.
Lexues të nderuar a mendoni se punën e palodhur, sakrificat fizike, financiare dhe intelektuale të anëtarëve të OJQ-ve kështu duhet ta vlersojnë dhe mbështesin organet kompetente të Komunës për të cilën njerëzit tonë po gbehen pas sajë duke e mbështetur me votën e vet pushtetin aktual.
Ky është një rast i mire për shumë votues që ta vënë gishtin në tamth dhe të mendojnë mire për shumë gjëra, ta kthjellin mendjen e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që buxhetet e Komunës ndahen pa ligjë. Kohë më parë por edhe vitë më përpara janë bërë veprime të tilla edhe në sektorin e kulturës e sidomos në sektorin e sportit.
Ky ishte një ilustrim adekuat i shkeljeve flagrante e të drejtave në Komunën e Tuzit.
Edhe disa pyetje:
- Nga rrjellin mjetet e parapara për buxhetin e Komunës?
- A jemi ne pagues të tatimeve dhe obligimeve ndaj këtij shteti?
- A jemi ne qytetarë të rendit të dytë?
- A kemi ne të drejtë ti shijojmë frytet e taksapaguasëve tonë?
- A kemi ne të drejtë ta kultivojmë kulturën dhe trashigiminë tonë?
- A kemi ne të drejtë të jemi promovues të kulturës dhe trashigimisë s`onë?
Lexues të nderuar mendoni pak dhe e pyetni vehten a kemi gishta në pushtetin aktual në Komunën e Tuzit?
Me nderime:
Këshilli ekzekutiv i OJQ Labeatët.