Junçaj shpreh zhgënjim për ndarjen e mjeteve nga Komuna e Tuzit, për Shoqatat Joqeveritare në Malësi

Kryetari i Shoqërisë Kulturo Artistike “Rapsha”, Lucë Junçaj, nëpermes një postimit publik, shpreh zhgënjimin e tij, lidhur me shperndarjen e mjeteve nga Komisioni i Komunës së Tuzit, për Organizatat Joqeveritare, të cilat veprojnë në Malësi.  

Lexoni shkresën e plotë:

Të nderuar qytetarë,
Nëpërmjet këtij shkrimin dua që publikisht të shprehi zhgënjimin tim dhe të shoqatës që unë udhëheq në lidhje me ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat Joqeveritare në Malësi të Madhe,e që u ndanë nga Komuna në kuadër të kryeqytetit.

Në radhë të parë,dua të përgëzoj të gjithë ata antarë të komisionit që po dalin publikisht se nuk kanë qënë të ftuar në mbledhjen e komisionit ditën që janë ndarë të hollat.

SHKA “RAPSHA” konkuroi me projektin e librit “SHKA “RAPSHA”-40 vjet veprimtari kulturo-artistike”. Një libër që përpos një historiati të shkurtër të kësaj shoqate,në thelb ka psaqyrimin e folklorit të Malësisë së Madhe. Për ta kuptuar më mirë,në foton numër 1,mund të shihni personalitetet kombëtare të kësaj lëmie që po punojnë më këtë projekt.

Që zhgënjimi të jetë edhe më i thellë po ju sjell foton numër 2 dhe 3,ku mund të shihni rregulloren që vetë ata e kanë miratuar dhe në dy pika të saj thuhet qartë (të nënvizuara me të kuqe) se mjetet e ndara nuk mund të shpenzohen për projekte që organizohen jashtë teritorit të komunës së Tuzit!!

Por,për ironi të fatit shikoni foton numër 4 (nënvizuar me të kuqe),shoqata që konkuron me projekte që nuk organizohen në teritorin e komunës së Tuzit,fiton edhe shumën më të madhe në këtë konkurs !!
Besoj se kjo padrejtësi do të shërbeje qytetarëve të Malësisë që të mendojnë disa herë se kujt po ja lânë në dorë timonin e Malësis !

Kurse ne si shoqatë,me apo pa ata e sëbashku me të gjitha shoqatat tradicionale të Malësisë së Madhe,e me njerëz të vullnetit të mirë nga vëndi dhe diaspora,do të vazhdojmë të bëjmë vepra patriotike dhe të pasqyrojmë sa më denjësisht kulturën,doket,zakonet e folklorin e Malësisë së Madhe !

Besoj se është koha që përpos dënimeve publike këto vepra korruptive që po bahen në komunën tonë,duhet të denoncohen edhe në institucione përkatëse !