Ivanaj: LDSH kurr nuk heqi dorë nga Komuna e plotë

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Dega e Malësisë, Ivan Ivanaj, deklaroi se ky subjekt politik kurr nuk heqi dorë nga Komuna e plotë dhe apostrofoi se shume nga iniciativat e tyre mundohen ti përvetesojnë si të vetat siç është rasti edhe me vendosjen e shtatorës së Skenderbeut në Tuz.


Lexoni reagimin e plotë të Ivanaj:  

LDSH është subjekti i vetëm nacional, i cili asnjëherë nuk ka kerkuar as gjysmëkomunë, as komunë eksperimentale, perveç komunë të plotë si të gjitha të tjerat. Zëri ynë ishte shpeshherë i vetmuar, e jo rrallë edhe i sabotuar, mu nga të ata që sot po duan të marrin meritat për gjithçka.

Diletantizmi dhe egoizmi i tyre kvazi-politik shkon aq largë sa që madje edhe iniciativat tona po mundohen t’i paraqesin si të tyre, siç është edhe rasti i fundit, për shtatoren e Gjergj Kastriotit. Këto manipulime përveç se tregojnë se nuk kanë ide të veta, dhe nuk kanë me çfarë të dalin para votuesit, tregojnë edhe se atyre LDSH-ja u është kthyer ne obsesion, pasi që nuk mund të haset në një deklaratë të tyre, e në të cilën nuk merrën me ne.

Megjithatë, ne si subjekt politik serioz, i cili nuk udhëhiqet me inate personale, por me ideale te pastra kombëtare, do të vazhdojmë misionin tonë, të vetëdijshëm se kundërshtarët tonë nuk do të na kurrsejnë, sepse disa edhe janë formuar me atë qëllim.

Të vetëshpallurit “politikanë të përmasave nderkombëre”, do ti lëmë të vetëknaqen me bindjet e veta, por do të mundohemi që lakmia e tyre për të bërë biznes me politikë, të mos dëmtojë Malësinë apo çështjen shqiptare, ne përgjithësi.