Ulqini së shpejti do të fitoi shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, deklaroi për portalin Ul-Info, se është fituar pëlqimi nga Ministria e Kulturës së Malit të Zi, që të vendoset Shtatorja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Ulqin.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut siç është parashikuar do të vendoset në rrethrrotullimin në qendër të qytetit, tek ndërtesa e Komunës së Ulqinit.

Bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e heroit tonë kombëtar shqiptar.

Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Përndryshe, ai në Ulqin kishte shtëpinë, të cilën pas vdekjes së tij në vitin 1468 e trashëguan kushërinjtë e tij.

Albert Camaj