Çmenduria e radhës e Frontit Demokratik, “Skenderbeu ishte serb”
Lajmi se në qendër të Ulqinit planifikohet vendosja e bustit të Skënderbeut, për çka ka dhënë miratim edhe Ministria e kulturës, ka unifikuar pothujase gjithë skenën politike në Ulqin, transmeton TV Teuta.
Këshilltari i Forcës Sabri Salaj thotë se vendosja e bustit të heroit kombëtar shqiptar në Ulqin është diçka pozitive dhe nuk sheh asnjë arsye që dikush të këtë diçka kundër.
Mendim të ngjajshëm shpreh edhe kolegu Luigj Shkreli nga DPS-ja dhe Omer Bajraktari nga URA, kurse Naser Resulbegoviq nga Partia Socialdemokrate tha se për këtë do të pronocohen në të ardhmen.
Nga Fronti Demokratik jane shprehur se e përkrahin vendosjen e këtij busti, pasi sipas tyre Skenderbeu ishte serb dhe quhej Gjurad Kastriotiq. Është kjo çmenduaria e radhës nga kjo parti. /MALESIA.ORG/