Çelaj: Shqiptarët nuk do t’u besojnë atyre që na mashtruan tash e 30 vite

KUVENDI ZGJEDHOR I LIDHJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Pas asaj që ndodhi me 15 prill, ku me mijëra shqiptarë u përgjigjen në kërkesën për bojkotim të zgjedhjeve Presidenciale, e pamë të arsyeshme që të mblidhemi sa më parë, ta mbajmë Kuvendin Zgjedhor, të riorganizohemi e të mirë-organizohemi.

Për këtë na dha motiv votuesi i sinqertë, votuesi që vlerësoi drejtë, votuesi që e ka në zemër Lidhjen Demokratike Shqiptare dhe veprimtarinë tonë të sinqertë e të drejtë thuajse 30 vjeçare!

Andaj, këta mijëra votues, por edhe të gjithë votuesit shqiptarë e kanë adresën e tyre, e kanë LDSh-në e cila ç’do herë, tash e 3 dekada nuk i tradhtoi, nuk hyri në pazare politike, dhe gjithmonë do të jemi vetëm në shërbim të çështjes sonë kombëtare, kërkesës së vazhdueshme të të drejtave tona si popull autokton, larg pazareve politike individuale!

Ky pushtet asnjëheë nuk i përmend shqiptarët, as që i falënderon për mbështetje të cilën e gëzon në masë të konsiderueshme; fatkeqësisht (falë presioneve e premtimeve të kota)!

Ne kemi guxim sepse nuk i kemi borxh askujt përveç shqiptarëve dhe të drejtave tona si popull autokton në tokat tona.

Pjesa dërmuese e shqiptarëve janë përkrahës të Lidhjes Demokratike, sepse e dijnë veprimtarinë tonë, e dijnë se asnjëherë nuk i kemi tradhtuar, e dijnë që është i vetmi subjekt i shtrirë në të gjitha trevat shqiptare, por fatkeqësisht fuqia politike e DPS-së ka bërë të veten duke marrë për vete shumë shqiptarë, me shantazhe e premtime boshe!

Megjithatë, shqiptarët tani janë më të vetëdijshemëm se kurrë më parë, janë më unik dhe asnjëherë më nuk do t’u besojnë atyre që na mashtruan tash e 30 vite.

Si nënkryetar i sapozgjedhur i LDSh-së besoj dhe premtoj se do të angazhohem maksimalisht në avancimin e kërkesave të popullit tim, kërkesave dhjetra vjeçare, kërkesave qindra vjeçare!

Ftoj te gjithë, e posaçërisht të rinjtë, ftoj nxënësit dhe studentët që për ç’do kërkesë, ç’do padrejtësi që u bëhet të na drejtohen ç’doherë e në ç’do kohë !

Ne nuk do t’i numrojmë ditët për të arritur ndonjë sukses, por sukseset do t’i numrojmë për ç’do ditë!

Ditë të mira po vijnë për popullin tim, për Ulqinin, për Tivarin, për Anën e Malit e Krajën, për Rozhajën, për Malësinë, për Plavën dhe Gucinë.

Sukseset nuk do të mungojnë atëherë kur të gjithë shqiptarët të flasin një zëri!
Bashkimi bën fuqinë!

Ju falenderoj nga zemra të gjithëve!

Asdren Çelaj,
Nënkryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare!
Tuz, Korrik 2018.