Nikollë Camaj;
“Kuvendi t’u kthej shqiptarëve mandatet”
Është ky titulli i të së përditshmes DAN, në temën mbi Ligjet zgjedhore, i nxjerrë nga përgjigja që kryetari i LDSH, i dha gazetës, në pyetjen “A pret që në punën e Grupit punues për ligjet zgjedhore të përmendet edhe çështja e mandateve të garantuara për shqiptarë.”
Camaj thekson se vështirë mund të ketë rezultate pozitive për shqiptarët, nëse në Grupin punues marrin pjesë vetëm të dëgjueshmit e pushtetit, të cilët mendojnë vetëm në mandatin e vet, por jo në mandatet e shqiptarëve, pasi që atyre më peshë u kanë karriget e veta, se sa interesi i popullit që e përfaqësojnë.
“Te ky pushtet, kurrë nuk ka pasur vullnet që të iniciojë diçka në favor të të drejtave të pakicave, prandaj as të shqiptarëve, kështu që mendoj se një vullnet të tillë nuk e ka as kësaj radhe. Vullneti paraqitej vetëm atëherë kur nga një e drejtë jona përfitonte vet pushteti, sikur se ishte rasti edhe me mandatet e siguruara, të cilit ishin mandate të sigurta vetëm për PDS-në” ka thënë Camaj.
Siç thotë Camaj, kjo ka shkaktuar që as opozita të mos ketë gatishmëri të punojë në këtë drejtim, apo të përkrahi idenë e mandateve të garantuara.
“Sido që të jetë, pushteti ka obligim që të tregojë fleksibilitet në këtë drejtim, por rezultatet vështir se mund të pritet të jenë të favorshëm për shqiptarët, përderisa në grupet punuese të jenë vetëm të dëgjueshmit e pushtetit, të cilët mendojnë vetëm në mandatin e vet, por jo në mandatet e shqiptarëve”, shprehet Camaj. Prandaj, siç shkruan “DAN”, ai është i mendimit se në këto grupe do të duhej kyçur e subjekte të tjera relevante, të cilët edhe opozitës do t’i jepnin shpresë se mandatet e garantuara për shqiptarë, nuk janë mandate të PDS-së.
“Përndryshe, edhe modeli ekzistues, me ulje të pragut, me qëllim të evitimit të shkapërderdhjes së votave, e të grumbullimit të të secilës votë në një grumbull, do të mund të ishte një prej zgjidhjeve të mundshme. Nëse pushteti bllokon mundësinë e bisedimeve në këtë temë, së pari shkel marrëveshjen me koalicionin shqiptar, dhe ata do të duhej të marrin masa konkrete, kurse LDSH do të vazhdojë me ushtrimin e presionit nëpërmjet aktiviteteve dhe kontakteve të ndryshme”, thekson Camaj.
Përndryshe pesë mandatet e siguruara në vitin 1997, shqiptarët i kanë humbur me ligjet e vitit 2011.
Përndryshe, muajëve të fundit, nga opozita, është aktualizuar reforma i sistemit zgjedhor, shkruan gazeta “DAN”. / Albert Camaj/