Tuzi nga nesër zyrtarisht do të marrë statusin e Komunës.
Ndryshimi i statusit nga Komunë e Kryeqytetit në Komunë me vetëqeverisje të plotë bëhet në bazë të ndryshimeve të Ligjit për organizim territorial, i cili u votua në Parlamentin e Malit të Zi vitin e kaluar.
Në bazë të këtyre ndryshimeve, zgjedhjet e para duhet të zhvillohen brenda 90 ditëve.
Për këtë rast, në Kuvendin e Komunës së Tuzit, përfaqësuesit e koalicionit ”Shqiptarët e Vendosur” Forca-UDSH-ASH mbajtën konferencë për medie.
Genci Nimanbegu nga Forca tha se “kjo konferencë është dëshmi e vendosmërisë sonë që kërkesat tona politike t’i jetësojmë”. /MALESIA.ORG/