OJQ “Qendra Internacionale shkencore” nga Tuzi, i dërgoi Gjykatës kushtetuese, iniciativën për të verifikuar komunën e plotë të Tuzit, permes referendumit

Organizata joqeveritare “Qendra Internacionale Shkencore” nga Tuzi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi, iniciativën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e nenit 2 të Ligjit për ndryshime në Ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi, duke theksuar se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi, që Komuna e Tuzit është themeluar duke kapërcyer të gjitha hapat e detyrueshëm, të parashikuara me ligjin bazë, shkruan gazeta “DAN”. Në arsyetimin e iniciativës thuhet se qytetarëve të Tuzit u është mohuar e drejta për të votuar në referendum dhe se ky është një shembull i pabarazisë para ligjit, që nuk mund të justifikohet nga ndonjë gjë reale dhe e ligjshme. Në këtë Iniciativë thuhet që edhe në afat prej 90 ditëve, nga koha e parashtrimit të iniciativës të shpallet referendumi konsultativ komunal, kurse në rast të ndarjes, edhe për territorin në të cilin lidhet ndryshimi territorial.
“Dikush mund të thonë se me këtë ligj një e drejtë e tillë nuk është kufizuar, por se ne me të jemi të diskriminuar pozitivisht në kuptimin që ne komunën e kemi fituar pa krijimin e kushteve për themelimin dhe funksionimin e saj, dhe pa humbur kohë në procedurat ligjore, megjithatë, nuk ka asnjë bazë për një pretendim të tillë sepse këtu nuk mund të punohet në miratimin e rregulloreve dhe futjen e masave të posaçme që kanë për qëllim krijimin e kushteve për arritjen e barazisë kombëtare, gjinore dhe të përgjithshme dhe mbrojtjen e personave të cilët janë në çfarëdo baze në një pozitë të pabarabartë që mund të jetë ndryshe vetëm derisa të arrihen objektivat për të cilat janë marrë. Nuk shohim ndonjë arsye, që për ne qytetarët e Tuzit, vendimin ta sjellë cila do parti politike, e ato as nuk mund të dinë më shumë se ne se çfarë janë interesat tona. Konsiderohemi mjaft të aftë dhe të përgjegjshëm për të marrë pjesë në procedurën ligjore për themelimin e komunës dhe në këtë mënyrë “ligjore” të bëhet deklarimi i qytetarëve, pa ndonjë justifikim objektiv dhe të arsyeshëm dhe pa ndojë objektiv legjitim si një diskriminim të drejtpërdrejtë kolektivë, e që dispozitën e bën antikushtetues “, thuhet, ndër të tjera, në iniciativë të kësaj organizatë. /Albert Camaj/