Ansambli ”Shqiponja” me medalje të artë nga festivali botërorë në Bullgari 

Ansambli “Shqiponja”, nga Tuzi i Malësisë, vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare.

“Shqiponjat” në krye me udhëheqësin Agron Pllumaj, javën e kaluar morën pjesë në festivalin botërorë të folklorit në Bullgari, nga ku u kthyen me disa çmime, e ndër to, me medalje të artë.

Në një konkurencë mjaftë të madhe, ku morën pjesë përfaqësues nga shumë shtete të botës, Ansambli nga Malësia arriti të dalë si më i miri i festivalit. /MALESIA.ORG/