SH.K.A “KOHA” nga Dinosha shpërblehet me vendin e tretë

SHKA “KOHA” Dinoshë me 6-7 shtator ishte pjesëmarrëse në festivalin “Vallja dyshe në breza” 2018 në Librazhd, ku në rezulatatin e përgjithshëm u vlerësua me vendin e tretë, që paraqet një sukses të madh duke pasur parasyshë pjesmarrjen e rreth 20 shoqatave dhe ansambleve nga të gjitha trevat shqiptare.

Edhe kësaj herë në mënyrë dinjitoze dhe autentike përfaqësuan Malësinë dhe traditën e folklorin tonë të trashiguar nga të parët, duke prezentuar kështu para publikut: Këngën me lahutë, instrumentin më të vjetër të interpretuar nga lahutari Gjok Kalaj, vallen malsorçe të ekzekutuar nga Ali Beqiraj dhe Azemina Gjokaj, ku përshtypje të veçant ka lanë veshja kombëtare XHUBLETA-me traditë mijëravjeçare si dhe vallja Cila jem çeta më e mirë edhe kjo me motive Malësie.

Organizator i festivalit ishte Bashkia e Librazhdit dhe pallati i kultures “Sadi Halili”.

Nën udhëheqjen e kryetarit Sulejman Beqaj, sekretarit dhe organizatorit Samir Beqaj, si dhe koreografit Aldo Nika, me sukses u realizua edhe ky aktivitet i rendesishem.

Samir Beqaj