Nik Gjeloshaj u zgjodh kryetari i ri i Alternativës Shqiptare.
Në Kuvendin e tretë zgjedhor të mbajtur në Tuz, më 16 shtator 2018, u zgjodh kryetari i ri i ASH-së Nik Gjeloshaj i cili do të drejtojë partinë në mandatin katër vjeçar.
Përpos kryetarit Gjeloshaj, ky Kuvend zgjodhi për zëvendëskryetar Artan Çobi, ndërsa Iber Hoti, Rexhep Gjokaj dhe Edon Balidemaj u zgjodhën nënkryetarë të ASH-së.
Kryetari i deritashëm Gjergj Camaj është zgjedhur kryetar nderi. /MALESIA.ORG/