Kina dhuron donacion apo ne i dhuruam Kinës?

foto nga: facebook.com/MartinkGojcaj

Sot në facebook është publikuar një fotografi në të cilën shihet një cisternë uji me mbishkrim “Donacion Republikës Popullore të Kinës”.

Ndërsa supozohet se është një donacion të cilin shteti i Kinës ia ka bërë Komunës së Tuzit, mbishkrimi lenë të kuptohet se në fakt është e kundërta; se ky është një donacion joni për Kinën!?

Kjo fotografi është bërë subjekt llafesh, megjithatë administrata e Komunës së Tuzit duhet të respektojë gjuhën shqipe duke mos bërë lëshime të tilla. /MALESIA.ORG/