Kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, ka deklaruar se një pjesë e përfitimit të kompanisë “Plantazhe” duhet ti takojë komunës së Tuzit, kurse pronat deri tani të regjistruara si pasuri e Podgoricës po ashtu duhet ti kalojë komunës së Tuzit.
Axhoviq tha se edhe në periudhën e ardhshme pret që të mos të ndërpritet mbështetja nga Kryeqyteti por edhe nga shteti.
“Ndihmë nga shteti pres për shkak se disa projekte të rëndësishme tashmë vetëm se janë përfshirë në buxhetin e Malit të Zi. Do të përmendi disa prej tyre, siç është Bulevardi Podgoricë-Tuz, kopshti në Tuz dhe Shkolla Fillore në Dheun e Zi“, tha Axhoviq.
Ai poashtu theksoi se pret edhe kontributin e diasporës. /MALESIA.ORG/