Emina Çunmulaj asnjëherë nuk ka ngurruar ta shfaq edhe shpirtin e saj human.
Modelja nga Malësia, e cila jeton prej vitesh në SHBA, së fundi ka udhëtuar drejt trojeve shqiptare, pikërisht me qëllimin që t’i ndihmojë familjet në nevojë.
Ajo bashkë me “Fundjavë më ndryshe” kanë mbledhur shumën e duhur për t’i ndërtuar shtëpinë e re një familjeje në nevojë.
Në rrjete sociale, ajo ka sjellë pamjet nga ambienti ku jetojnë familja që do t’i ndërtohet shtëpia në Tiranë dhe rruga se si shkohet deri tek vendi ku po jetojnë aktualisht.
Me të arritur në shtëpinë e asaj familjeje, ku 5 fëmijët kanë humbur babain, Emina shpërthen në lot kur sheh se në çfarë kushtesh po jetonin ata. /lajmi.net/