Qeveria malazeze ka miratuar propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për simbolet shtetërore, me të cilin vendoset detyrimi i ngritjes së të pranishmëve gjatë intonimit të himnit malazez, si dhe dënimin nëse shkelet kjo dispozitë.
Gjoba ndaj personave fizik për mosngritje gjatë intonimit të himnit malazez do të jetë nga 300 deri në 2.000 euro.
Zgjidhja e re ligjore parasheh detyrimin e komunave dhe institucioneve publike, themelues i të cilave është shteti ose komuna të theksojnë flamurin kombëtar.
/MALESIA.ORG/