Kuvendi i Ulqinit e ka miratuar propozimin për vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Ulqin.
Busti do të vendoset në rrethrrotullimin e bulevardit i cili mban emrin e Skënderbeut.
Këtë vit në të gjitha trojet shqiptare shënohet 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Përndryshe, ai në Ulqin kishte shtëpinë, të cilën pas vdekjes së tij në vitin 1468 e trashëguan kushërinjtë e tij. /MALESIA.ORG/