Daci: Të shtunën të gjithë sa jemi të veshur në kostume kombëtare, ta presim në vizitën historike në Rozhajë, Presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Meta

Sot, unë Ali Daci në cilësinë e nikoqirit për pritjen e Presidentit të Republikës së Shqiperisë Z. Ilir Meta leshoj këtë

#THIRRJEPUBLIKE

Në prag të Manifestimit Tradicional Kulturor Jubilar të ” Ores së Maleve” dhe festës së Flamurit Kombëtar dhe pritjes historike të Presidentit të Shqipërisë Z. ILIR META në Rozhajë, më 24 nëntor 2018 në orën 14, kërkoj nga banoret e fshatrave të Malësisë së Rozhajës, nga Ju burra e gra, pleq e të ri, bija e mbesa të fshatrave Dacaj, Bukel, Husaj, Peshkaj, Buxhov, Plluncaj, Kolenë, Besnik e Ballotiq që sa më shumë të vinë në kë pritje historike veshur në Kostume Kombetare ( veshje popullore tradicionale).

E gjithë kjo kërkesë imja mbeshtet ne të vërteten historike të qenjës shqiptare këtu.

Andaj i lus të gjithë ata e ato malësore që ta presim Presidentin veshur shqiptarisht dhe bujarisht, ashtu si na ka hije si kemi pritur gjithmonë.

Mos hezitoni por të dëshmojmë se kush kemi qenë e kush jemi.

Pra, të shtunën të gjithë sa jemi në pritjen Historike të President Ilir Meta, në Festen e Flamurit.

Sa më shumë në kostume kombëtare në festen Mbarëkombëtare në Rozhajë.

Së bashku të ndërojmë dhe respektojmë të parin e Shqipërisë dhe mbarë shqiptarëve.

Roftë 28 Nëntori Festa e Flamurit !
I Juaji Ali Daci