Ambasada e Shqipërisë në MZ, festoi, 106 vjetorin e Pavarësisë, Ditës së Flamurit

Me rastin 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, festës Kombëtare të 28 Nëntorit,Ditës së Flamurit, Ambasada e Shqipërisë, në Mal të Zi, në ambientet e Hotel “Centre Ville”, në Podgoricë, festoi këtë festë të madhe kombëtare.

Në këtë festë u mblodhën bashkë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, si nga spektri politik, po ashtu edhe nga sfera e mediave dhe profileve të ndryshme.

Të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi. 

Kurtezi, evidentoi rendesinë e kësaj datë në historinë e kombit shqiptar dhe vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe vuri në dukje rolin dhe kontributin e bashkekombasve të vet në Mal të Zi në momentet vendimtare të historisë më të re të Mal të Zi dhe në përgjithësi në jetën politiko- ekonomike të tij.

Albert Camaj