Rama: 100 për qind tarifa në Veri të Kosovës, 0 në Jug të saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për vendimin e Kosovës që të vendos tarifën 100 për qind ndaj Serbisë.

Ai është shprehur se përkrah fuqishëm vendosjen e kësaj tarife, duke parlajmëruar në anën tjetër 0 tarifa në doganat Kosovë-Shqipëri.

Me këtë rast, ai është shprehur shumë i shqetësuar edhe me propagandat e Serbisë kundër njohjeve të Kosovës dhe lobimit për tërheqjen e njohjeve nga ato shtete që tahsmë e kanë bërë këtë gjë.

Sipas tij, është e papranueshme që Serbia të kërkojë të mos përdoret edhe emri “Republika e Kosovës”.

“Serbia po e bllokon Kosovën me instanca të shumta rajonale e kombëtare, duke kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si Republikë. Kjo nuk është vetëm sfiduese por edhe provokuese deri në nevojën e reagimeve propercionale. Bllokimi i njohjes së Kosovës një inkurajim cinik. Mbrëmë një ministër i Kosovës më tregonte se si Serbia insistonte që të hiqej fjala Republikë e Kosovës dhe bënte presion te BE.

Kjo është What The Fuck-WTF, siç do thoshin anglezët.

Pra, vendosja e barrierave është e arsyeshme dhe ato nuk duhet të shihen si ekonomike, por politike.

Jemi këtu për të vendosur 0 për qind të tarifave në jug të Kosovës dhe 100 për qind në veri të Kosovës. Pra 6 muajve parë të vitit të ardhshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë 0 tarifa.

Kush e kupton këtë si kërcenim, jemi të gatshëm t’i presim në takim dhe të ulemi të ja shpjegojmë se kjo është një tolerancë. Serbia është e para e mirëpritur për këtë.

Çfarë dokumente nxirren në Kosovës, duhet të konsiderohen si dokument i nxjerrë në Shqipëri dhe anasjelltas. Ne nuk jemi shqiptarët dhe serbët por jemi shqiptarët-shqiptarët.

Patentat Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë patenta mes Shqipërisë dhe Greqisë. E tillë është edhe e gjithë lista e dokumenteve tjera..

Ne bëjmë marrëveshjen tonë të roamingut. Pra brenda gjashtë muajve të parë të vitit të ardhshëm nuk do të ketë roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Rama

Furra Tahiri