Të shtunën, më 01 dhjetor 2018, me fillim në ora 19,në Qendrën kulturo-informative “Malësia”, në Tuz, do të shfaqet drama e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Si ta vrasim presidentin” të autorit Miro Gavran.
Drama “Si ta vrasim presidentin” është dramë që fletpër gjendjen e një vendi të Evropës që gjendet nëtranzicion, andaj si e tillë edhe është lehtë e adaptueshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Heroi ikësaj shfaqje vjen përmes personazhit Igor 31 vjeç, icili është kundër globalizimit dhe është i përgatitur tëluftojë në çfarëdo forme për një botë të re. Vëllai i tijRobert, i cili është katërmbëdhjetë vjet më i vjetër, ka luftuar kundër socializmi derisa ishte i ri, por taniështë shndërruar në konformist. Igor kthehet nëatdheun e tij me të fejuarën e tij, Maria. Vëllai i tijRobert dhe gruaja e Robertit Stella, nuk i pëlqejnëpikëpamjet radikale të Igorit për globalizimin dhe anti-globalizimin, nga frika se kjo mund të kërcënojëkarrierën e tyre dhe mirëqenien e familjes së tyre.
Regjia: Marigona Bekteshi Ferati
Aktor: Mirsad Ferati, Fatmir Haliti, Rabije Kryeziu dhe Njomza Tmava
Skenografia: Petrit Bakalli
Kompozitor: Trimor Dhomi
Kostumografia: Vesa Kraja
Përkthimi dhe përshtatja: Ali Avdiu
Inspicient: Bajram Mehmetaj
Mjeshter i dritave: Mursel Bekteshi
Tonist: Avdi Gervalla
Samir Beqaj,
QKI “Malësia” Tuz