Lideri i LDSH-së, Nikollë Camaj dënon eliminimin e opozitës-njëmendësi në këshillat parlamentar

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, deklaroi për gazetën “Dan”,  se Këshillat parlamentar, pa opozitë në Mal të Zi, egzistojnë vetëm në Tuz.
Ai thekson se kjo është një mangësi e madhe, pasiqë vendimet të cilat sjellen pa pjesëmarrje të opozitës, nuk janë vëndime të cilat sjellen në të mirë të gjithë qytetarëve, por fatkeqësisht të disa individëve.
Në seancën e fundit të Komunës së Tuzit, këshillëtari i LDSH-së, Ivan Ivanaj, propozoi Nikollë Camaj, për anëtarë të jurisë për ndarjen e çmimit të Komunës së Tuzit, por ky propozim nuk u pranua me arsyetim se ky vend nuk mund të mbulohet nga një përson nga politika.
“Fakti se nuk jam i dëshirueshëm as me dëshirën e pushtetit dhe satelitëve të tyre vetëm më imponon. Por këshillat parlamentar pa pjesmarrje të opozitës nuk ka askund në Mal të Zi, vetëm në Tuz. Mesazhi i një sjelljeje të tillë të shumicës është i qartë, nuk u duhen njerëz me qëndrim, me mëndim, njerëz të cilët kanë njohuri, por vetem të ndëgjueshmit, prandaj ose takoi njëmëndësie ose zhdukuni. Më duhet ti zhgënjej, por për të mirë të Malësisë, nuk do ti lëmë edhe shumë kohë qetë. Pasiqë pa prezencën tonë, ata të sigurtë dhe në mënyrë të fsheftë do të bënin shumë punë të pista”, deklaroi Camaj.
Camaj theksoi se edhe në komisioni për ndarjen e kufirit me Kryeqytetin mungon prezenca e opozitës së vërtetë.
“Njëjtë është edhe në komisionin për ndarjen e bursave dhe në komisionin për ndarjen e çmimit të Tuzit. Aty nuk mund të jetë lideri i një partie politike edhe pse kjo as kund nuk shkrua, por mundet zëvëndēsi i kryetarit të një partie tjetër.
Kontributi yne në keshilla ku kemi marr pjesë ka qene shumë i dukshem dhe del sheshit si ngjyra e LDSH u pengon.
Prandaj as komisioni për bashkēpunim ndërkombëtar, as ai për emërimin e rrugëve dhe shesheve, në të cilat jam unë anëtar, kurr nuk janë konstituar! Arsyeja është e qartë”, tha Camaj.
Albert Camaj