Gjukanoviq shpalli zgjedhjet për Komunë të Tuzit, më 3 Mars 2019

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, solli vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale për këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Tuzit,  për më 03 Mars 2019, kumtuan nga kabineti i Gjukanoviq.

Ky vendum hynë në fuqi sot, ndërsa do të publikohet në Fletën zyrtare të Malit të Zi, dhe në Fletën Zyrtare të Malit të Zi-rregulloret komunale.

Zgjedhjet e fundit lokale të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit,  janë mbajtur më 26 Nëntor 2017.

Shumica në Komunë të Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit ishte e përbë nga këshilltarët e Kolicionit midis Partisë Demokratike të Socialistëvë, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Partisë Boshnjake dhe Social Demokratëve, ndërsa  pjesë e opozitës ishin këshilltarët e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Malit të Zi Demokratik.

Malesia.Org